
Të inspiruar nga një dizajn të lartë nga një sistem shumë të përparuar dhe për të gjithë adhuruesit e celulareve IPhone, dy studentë nga Kumanova, Lulzim Fazlija dhe Suejb Memeti, për herë të parë kanë përfunduar projektin e pakos së gjuhës shqipe për celularët tashmë mjaft të njohur dhe shumë të përfolur IPhone.
Edhe pse ende nuk e kemi në shitje këtu tek ne ata prapëseprapë morën guximin për një projekt madhor i cili ndoshta në të ardhmen do të ndihmon për të kuptuar edhe sistemet tjera operative, duke pasur parasysh se IPhone punon ne sistemin Mac dhe ideja lindi duke parë se si shtetet tjera të cilët e kanë në shitje veçmë e kishin të integruar gjuhën e tyre.
"IPhone është një pajisje e cila për herë të parë bëri bum në tregjet botërore, d.m.th. paraqitet krejtësisht ndryshe nga të tjerët, një karakteristikë e veçantë çka e dallon nga të tjerët është se përmban një ekran të ndijshëm në prekje, sidomos mundësia Multitouch dhe mu kjo ishte arsyeja për ta punuar në gjuhën shqipe", deklaroi Lulzim Fazlija, në emisionin 'PC zone' në Alsat-M.
"Duke parë arritjet e shteteve te tjera edhe neve na lindi ideja që të bëjmë një projekt të tillë", tha projektuesi tjetër Suejb Mehmeti.
Vullneti i madh për të qenë të parët në këtë drejtim i shtyu që brenda vetëm 45 ditësh ta përfundojnë të tërë projektin e planifikuar pa asnjëfarë pengese, kur kemi parasysh se sistemi Mac shumë pak përdoret në vendin tonë.
"Projekti ka zgjatur rreth 1 muaj e gjysmë. Kemi filluar në fillim të muajit dhjetor të vitit të kaluar ndërsa me punën tonë dhe angazhim të pandërprerë përfunduam në janar të këtij viti", shtoi Fazlija.
Falë sistemit të njëjtë operativ dhe rezultatet e kryera me suksese gjatë testimeve, paketi i gjuhës shqipe do të funksionon në të gjitha versionet e IPhonit si dhe në të riun i cili e ka të integruar 3G teknologjinë.
"Që të dy versionet e IPhone përdorin të njëjtin sistem operativ, pra nuk kishim ndonjë problem në përshtatjen e versioneve edhe për paketën e gjuhës shqipe", sqaroi Mehmeti.
Ky lloj projekti nuk kishte të ndalur këtu po siç na njoftuan këto djelmosha të ri dhe të etur për risi, se tashmë kanë filluar po të njëjtin projekt por në gjuhen maqedonase.
"Në plan e kemi që të nxjerrim edhe paketën e gjuhës maqedonase për përdoruesit maqedonas", shtoi Mehmeti.
Edhe pse këto projekte në vendet perëndimore vlerësohen shumë dhe paguhen mirë, këto studentë kanë vendos që këtë paket të gjuhës shqipe për IPhone ta japin falas për të gjithë shfrytëzuesit dhe adhuruesit e IPhone celulareve.
Duke u shërbyer me stimulatorin e vozitjes, shkencëtarët anglez kanë zbuluar që njerëzit që vozisin automjetin përderisa vuajnë nga gripi kanë 10% të zvogëluara reflekset se vozitësit e shëndoshë.
Hulumtimi i ri anglez tregon që njerëzit "me grip" bëjnë të njëjtat gabime në vozitje sikurse p.sh. njerëzit që kanë pirë dy gota viski - shkruan Telegraph.
Në studim kanë marrë pjesë 60 njerëz me virusin e gripit dhe 50 njerëz pa simptoma të njëjta.
Mjekët dhe shkencëtarët mendojnë që ky fenomen mund të jetë pasojë e marrjes së ilaçeve kundër gripit që mund të shkaktojnë trullosje të lehtë bile edhe marrëmendje, varësisht nga sasia e ilaçit të konsumuar.
Statistikat angleze tregojnë se vitin e kaluar 93 fatkeqësi të komunikacionit me pasoja fatale kanë ndodhur për shkak të ndonjë problemi shëndetësor të vozitësit.
Gjithashtu, përveç gripit, fajtor për këto fatkeqësi janë kokëdhembja dhe sindromi paramenstrual.
Nëse mendoni që nuk jeni mirë për të vozitur, atëherë mos vozisni, sepse kështu edhe veten edhe tjerët i sillni në rrezik direkt. Sëmundja mund të zvogëlojë aftësitë tuaja vozitëse, zvogëlon reflekset, bile edhe aftësinë tuaj të gjykimit - shtojnë autorët e studimit.
Shkencëtarët këshillojnë që para marrjes së ilaçeve kundër gripit gjithmonë me kujdes lexoni udhëzimin për të parë efektet anësore të ilaçeve kundër gripit.
10 miliardë planete "binjake" me Tokën
Në gjithë hapësirën e galaktikës tonë ndodhen rreth 10 miliardë planete të ngjashem me Tokën por ndoshta që të gjithë të pabanuar.
Kete e ben te ditur astronomi amerikan Alan Boss nga Uashingtoni, ne baze te zbulimeve me te fundit qe jane bere nga teleskopet e fuqishem tokesore. Prej pak kohesh, Boss ka publikuar nje liber me titull "The Crowded Universe" qe eshte bere best seller per te apasionuarit pas mistereve te universit.
"Kemi arritur ne perfundimin se ekzistojne 10 miliarde planete binjake te Tokes vetem ne galaktiken tone, por duke ditur se ne univers ka 100 miliarde galaktika, atehere ky numer mund te jete shume here me i madh", thekson astronomi. Kjo do te thote se 10 miliarde planetet e ngjashem me Token kane karakteristikat e planetit tone, qe do te thote; planete qe rrotullohen rreth diejve te tyre ne nje distance as te afert por as te larget nga ylli i tyre.
Sipas Boss, planetet mund te ndahen ne tre kategori; gjigande si Jupiteri, topa akulli si Neptuni dhe super-planete si Toka. Cdo yll gjate procesit te krijimit, formon rreth vetes planete te ndryshem te krijuar nga gazi dhe pluhuri.
"Ne tani shikojme vetem planetet gjigande, por prane tyre ndodhen edhe te vegjelit, binjaket absolute te Tokes qe mund t'i shikojme dhe studiojme pas shume vjetesh. Perkohesisht mund te hipotezojme se vetem 10 % e planeteve te cdo galaktike jane te njejte me Token, cka do te thote rreth 10 miliarde", thekson astronomi amerikan.
Por pavaresisht kushteve te krijuara per zhvillimin e jeteve ne keto planete, Boss mendon se ne keto planete jo domosdoshmerisht eshte zhvilluar jeta si ne Toke, pasi gjithcka varet nga itenerari i evolucionit te materies. Nderkohe, per kete qellim, ne 5 mars te ketij viti do leshohet ne hapesire nje teleskop, ne gjendje te vezhgoje me fuqi shume here me te madhe galaktiken tone.

Njerëzit që preken nga gripi trajtohen zakonisht me Tamiflu.
Por qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve paralajmëron se ky ilaç është treguar i paefektshëm ndaj shumë rasteve të gripit këtë vit.
Ekspertët mendojnë se virusi i gripit ka pësuar një ndryshim. Ata thonë se shkaku nuk është përdorimi i tepruar i Tamiflusë, por gjithashtu nuk janë në gjendje të thonë se nga se është shkaktuar ky ndryshim.
Deri tani në Shtetet e Bashkuara, nuk janë vënë re raste të rënda gripi. Megjithatë mjekët shqetësohen se nëse kjo prirje ndryshon dhe rastet e gripit shtohen, ata nuk kanë ndonjë ilaç të efektshëm për t'i trajtuar pacientët e tyre.
E vetmja gjë që ekspertët rekomandojnë në këtë situatë është që njerëzit të vaksinohen kundër gripit dhe të lajnë duart rregullisht për të mbrojtur veten nga infeksioni.

Në një studim të ri thuhet se ndalimi i duhanit ndikon thellë në shëndetin publik. Mes banorëve të Pueblos në Kolorado, rastet e goditjeve në zemër u pakësuan 40 përqind, pas zbatimit të një ligji për ndalimin e duhanit në vendet e punës e në hapsirat publike. Ekspertët mendojnë se kjo rënie e madhe e rasteve të sulmeve në zemër është rezultat i drejtpërdrejt i mosekspozimit të njerëzve që nuk e pijnë duhanin ndaj këtij tymi të dëmshëm.
Banorët e qytetit Pueblo duket se po marrin frymë lirisht, falë një ligji të vitit 2003 që ndalon pirjen e duhanit në vendet e punës e në ato publike. Me këtë ajër të pastër, banorët kanë edhe një shëndet më të mirë. Sipas një studimi nga ekspertë të Qendrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, numri i personave të shtruar në spital për shkak të goditjeve në zemër ra shumë pas hyrjes në fuqi të ligjit mbi ndalimin e duhanit. 18 muaj para këtij ligji ishin regjistruar 400 raste goditjesh në zemër, ndërsa pas hyrjes në fuqi të ligjit, ky numër ra në 237. Qytetet fqinje ku ligji për ndalimin e duhanit nuk është në fuqi, numri i rasteve të goditjeve në zemër nuk ka ndryshuar. Studime të ngjashme në shtete të tjera amerikane e lidhin zbatimin e rreptë të ligjit për ndalimin e duhanit në vendet publike me pakësimin e numrit të vdekjeve nga sëmundjet në zemër dhe kanceri në mushkëri.
Ekspertët mendojnë se nga ligji kundër duhanit duket se përfitojnë më shumë ata që nuk pijnë duhan, pasi ata tani nuk preken nga tymi që lëshojnë ata që pijnë. Megjithëse treguesit anojnë në favor të ndalimit të duhanit, 20 përqind e shteteve amerikane nuk kanë ligje për mospirjen e duhanit në restorante apo në zyra.

Këto përmbajtje e bëjnë atë mjaft të vlefshme edhe për kurimin e një sërë sëmundjesh. Molla konsumohet si frutë i gjallë ose në gjendje të konservuar. Do të ishte shumë mirë, nëse çdo mëngjes do të hahej esëll një kokërr mollë, qoftë natyrale apo e konservuar. Por duhet pasur parasysh një gjë: Molla asnjëherë nuk duhet të hahet e ftohtë apo me shpejtësi. Në të kundërt, ajo do të bëhet shkak për dhimbje të stomakut dhe të mëlçisë. Ajo duhet ngrënë gjithmonë me temperaturën e mjedisit.
Zakonisht, këshillohet të hahen jo më shumë se dy kokrra në ditë. Në rast se do të hahen më shumë, në organizëm do të grumbullohen sasira të mëdha acidesh që mund të krijojnë shqetësime.
Molla duhet të hahet pa i hequr lëkurën. Zoti, për të ruajtur frutin nga jashtë, e ka veshur atë me një cipë të përbërë nga lëndë të ndryshme kimike. Në rast se molla do të hahet e qëruar, do të humbasë një pjesë të madhe të vlerave të saj ushqyese e kuruese.
Sasia e vitaminës C, në lëkurën e mollës është gjashtë herë më e madhe se ajo që ndodhet brenda saj. Pra vitaminën C që mund ta marrim duke ngrënë një mollë të paqëruar, mund ta marrim duke ngrënë rreth 6 mollë të qëruara. Njeriu që përdor mollën, duhet ta dijë patjetër këtë gjë. Heqja e cipës së mollës vjen si pasojë e nevojës që ajo të jetë e pastër. Por kjo mund të arrihet duke e larë me kujdes.
Në përgjithësi, ata që pinë duhan nuk tregojnë ndonjë interes të veçantë ndaj mollës, dhe kjo për faktin se mukoza e zorrëve të tyre acarohet si pasojë e aciditetit të mollës. Zakonisht, mbas ngrënies së një molle, pirësit e duhanit kanë një ndjenjë neverie ndaj cigares, mbështetur në këtë fakt, është e mundur të braktiset pirja e duhanit, nëpërmjet "kurës së mollës". Por për të arritur këtë, duhet njëkohëshisht edhe një vullnet i fortë.
Procedura e kurës
Duhet të hahen 20 kokrra (mesatare) mollë në ditë dhe kjo të vazhdojë për 2-3 ditë. Pas kësaj lloj diete do të ndihet një neveri e plotë ndaj pirjes së cigares. Gjatë kohës së zbatimit të kësaj kure, nuk duhet ngrënë asnjë lloj tjetër ushqimi dhe të mos pihet asnjë lloj lëngu. Molla ndikon edhe në drejtime të tjera të shëndetit të njeriut. Që në kohë të lashta ajo është përdorur për kurimin e sëmundjeve të zorrëve, dizenterisë, paratifos dhe sëmundje të tjera infektive të zorrëve.
Për këtë merren 1.5 kg. mollë dhe mbasi hiqen vetëm farërat dhe pjesët rreth tyre, ato shtypen dhe përgatitet një pure, e cila ndahet në 8 pjesë të barabarta dhe këto pjesë konsumohen brenda ditës. Në këtë rast mollët duhet të jenë plotësisht të pjekura. Molla jep efekte pozitive në stomak dhe në lëvizjen e zorrëve. Petkina që përmban molla, luan rolin e një sfungjeri në stomak. Acidet e mollës pengojnë zhvillimin e baktereve në zorrë.
Edhe për njerëzit e shëndetshëm është e këshillueshme të përdoret dieta e mëposhtme një herë në muaj: Në mëngjes pihet një gotë e mbushur gjysma me lëng molle dhe gjysma me lëng limoni. Lëngu duhet të jetë i vakët dhe të pihet jo njëherësh, por me gllënjka. Në drekë pihet një çaj i përgatitur me lëkurë mollësh dhe hahen dy lugë të vogla me mjaltë. Pas 2-3 orësh hahen 2-3 lëkura mollësh dhe pas kësaj hahet një pjatë e vogël me marmalatë molle, e shoqëruar me 2-3
lugë mjaltë.
Molla ndikon pozitivisht dhe në sëmundjet e qarkullimit të gjakut, sëmundjet e zemrës dhe të enëve të gjakut. Duke qenë se ajo përmban hekur, natrium dhe fosfat, ndikon në shtimin e gjakut.
Në rastet e temperaturave të larta pihet disa herë në ditë çaj i përgatitur me lëkura të mollës. Për të shmangur lodhjet nervore, fetat e mollës priten në copa të vogla, pa i hequr lëkurën, dhe hidhen në ujë të valuar. Pasi lihet një orë, në të shtohen 2-3 lugë të vogla me mjaltë dhe pihet me gllënjka, kurse fetat e mollës hahen.
Për të luftuar gripin, kollën, ngjiren e zërit, përmbajtjen e lartë të kolesterolit, priten tre kokrra mollë, valohen në një litër ujë dhe ky lëng pihet nga një gotë pas ushqimit. Për të ndihmuar nxjerrjen e gurëve nga veshkat, merret një gotë çaji e mbushur me lëkura molle, zihet në një litër ujë për dhjetë minuta dhe pastaj kullohet. Çdo mëngjes pihet nga një gotë uji nga ky lëng, paksa i ngrohur. Kjo ndihmon në pakësimin e dhimbjeve dhe daljen e gurit. Kura me mollë këshillohet të përdoret me shumicë, sidomos nga ata që vuajnë nga ekzema, mbasi ndihmon në pastrimin e gjakut. Ndërsa, gjethet e shtypura të mollës zhdukin çibanët.
Pra, siç shihet, molla është një frut i mrekullueshëm, që Allahu i ka dhuruar njeriut për të kuruar sëmundje të ndryshme. Këtu treguam vetëm disa shembuj. Sigurisht, që krahas përdorimit të mollës kërkohet një harmonizim edhe me mënyrat e tjera kuruese, me qëllim që sëmundjet e ndryshme të kalojnë sa më parë.