Policia1.Polici dhe shoferiDuke ecur me makine nje shofer, e ndalon nje polic dhe e gjobit edhe pse ishte brenda rregullores.Pas nje debati te shkurter shoferi i hip makines de para se te niset i thote policit,hajt te nodht si gjelit tem .Shoferi iken dhe polici mendon gjithe diten se cfare i kishte ndollur gjelit te shoferit,mos kishte ngordhur nga ndonje semundje.mos e kishte ngrene ndonje dhelper apo mos e kishin therur.Pasdite kur shoferi kthehet per ne shtepi polici e ndalon perseri dhe i kerkon ti tregoje se cfare i kishte ndollur gjelit te tij por shoferi nuk pranon.Polici kemengul dhe i thote po ta gris gjoben vetem me trego.Ne rregull i thote shoferi por mos te ngelet hatri.kisha nje pule i thote shoferi dhe pasi ra kllocke celi 10 zogj nente zoga dhe nje gjel per fat te keq te gjitha zogat ngordhen dhe mbeten vetem pula me gjelin dhe per te rene perseri kllocke gjelit i u desh te ...... nanen e vet.

2.Qytetari ne vija te bardhaNje polic ndalon nje qytetar tek Sheshi Skenderbej, dhe i thote Je idenuar me 500 leke gjobe se po kalonjo tek vijat e bardha, e ku banoni juve zotri? Nga malcija jam, po me qe qenke prej malesie po ta fal, por do te le nje detyre! Qe kur te shkosh ne malsi tu thuajsh atyre tjereve qe kur tevijne ne Tirane te kalojne tek vijat e bardha se per ndryshe do ti gjobisDakort thote malsori: Po ku ti gjej tjeret ato jane veshur te gjithe police dhe kane bere bunkere pa leje ne zonen informale

3.Sa kohë i duhen një polici për të shkruar "Gëzuar ditëlindjen mbi një tortë?- Dy orë e një minutë...- Një minutë për të shkruar gëzuar ditëlindjen dhe dy orë për të pastruar makinën e shkrimit

4.Nje dite nje polic ndalon nje makine dhe i nevrikosur se nuk arriti te gjente gabimin me te vogel per ta gjobitur, (ose me mire te themi per te marre nje 5 mije lekshe) Ihtote shoferit;-Cfrae ke ne bagazh?-Asgje zoti polic, vec nje makine llogaritese-Hape bagazhin te shohim!E hapen bagazhin dhe cfare te shohesh, aty kishte nje kallash, dhe polici i drejtohet perseri shoferit-Po ti me ke tallesh?-Jo zoti polic nuk po tallem-Po ti me the se ke nje makine llogaritese, ndersa ketu kemi nje kallash?!-Epo zoti polic neve me kete i bejme llogarite (lajme hesapet)

5.Ne nje periudhe krize sheqeri, patrulla e policise ndaloi nje kalimtar te hipur mbi karroce te ngarkuar.- Dokumentat! - i tha njeri prej policeve. Kalimtari germoi neper xhepa dhe gjeti vetem pergjigjen e analizave te urines.Polici, pasi e lexoi letren ku shkruhej, Albumine nuk ka, sheqer nuk ka., tha:- Domethene sheqer nuk paske? Kalo!

6.Nje polic takohet me nje Psikolog dhe e pyet se c'pune ben Psikologu ?_ Po ja psh Une pyes nje person nese e han peshkun ? Nese thote Po, une kuptoj qe atij i pelqen Deti ,i pelqen Plazhi i pelqejne Femrat etj . Te nesermen takon polici nje shokun e tij dhe i thote e di ti se c'do te thote te jesh Psikolog ? Jo ia kthen Ai . Ta them une : Ty te pelqen Peshku ? JO . Atehere qenke Pederast!

7.Polici po vinte nje llampe ne nje zyre e i thote njeri qe ver gazete poshte karrikes(qe mos te bente karriken pis)dhe polici i thote-lere lere se ia arrij dhe pa gazete

8.Dy polic sapo kishin mbaruar sherbimin te veshur civila po ktheheshin ne shtepi . Rruges shohin nje bari me nje tufe me dele dhe mendojne te tallen me te . Afrohen dhe pyeten bariun sa dele kishte. Bariu u pergjigj qe nuk e dinte. Nje polic i thote qe neqofte se ne e gjejme se sa dele ke ketu ç'fare na jep? Bariu u tha qe do ti linte te zgjidhnin dhe te mernin delen me te shendoshe. Policet mendohen dhe i thane qe ai kishte 157 dele.Bariu i habitur u tha : mire pra zgjidhni dhe merni delen qe doni.Policet moren delen me te shendoshe dhe te gezuar filluan te ikin, pas nje min bariu u tha : Ne qofte se une e di se cçpune beni a ma jepni delen? Policet i thane po . Bariu u tha: Ju jeni police. Policet e habitur i thane se si e gjeti . Bariu u tha se ata ishin ngaterur ne vend te deles kishin mare qenin.

                                                             Tek Doktori

1.Niset per ne shtepi dhe ne dere e pret gruaja e shqetesuar.-He si vajti puna? C'te tha doktori?-Me tha qe me kane mbetur vetem 30 here te tjera per te bere sex dhe me pas jam i djegur.-Oh, atehere u dashkan perdorur me kujdes prandaj duhet te bejme nje liste.-Une rruges e bera listen dhe me vjen keq te them qe emri yt nuk eshte aty

2.Shkon nje polic ke Doktorri shume i shqetesuar per problemet e tij sexuale.Doktori e viziton dhe pas nja dy testesh i thote:-Gjate jetes suaj 30 vjecare keni pasur shume aktivitet te ngjeshur sexual.Me vjen keq por u kane mbetur vetem 30 ereksione pa konsumaur ende.

3.Shumë sport dhe pak cigare,- e këshillon doktori pacienten,- nëse doni të pini cigare, atëherë, më parë hani një mollë.-Mirë,-i thotë pacientja. Por, doktor, 60 mollë në ditë,a nuk janë pak si shumë?!

4.Shkon njëri tek mjeku dhe i kërkon ndihmë, -Doktor nuk dua të bëj fëmijë, prandaj dua të më ndihmosh. -ç`të them unë?- i thotë mjeku,-ndonjë ilaç për këtë punë nuk kemi, por duhet t`i nënshtrohesh një operacioni. -E mirë, po pranoj,-tha burri. Me të thënë e me të bërë. Futet burri në sallën e operacionit dhe mjeku i heq kokërr. Mbas ca kohësh, burri krejt i shfrenuar, bëri dashuri me gruan dhe mbas nëntë muajsh u bë prapë një fëmijë. Atëherë burri i nevrikosur, shkon tek mjeku dhe i thotë:- ç`më bëre doktor? Mua përsëri më lindi fëmijë. -Unë të hoqa njërën kokërr e tani po të heqim edhe tjetrën. E hoqi dhe kokrrën tjetër, por pas nëntë muajsh, gruaja lindi fëmijë tjetër. -Aman mire doktor, më more në qafë. Përsëri djalë,-tha burri i nevrikosur. -Fëmijet i paç me jetë,- i tha doktori,- se unë nuk mund t`ua heq kokrrat gjithë burrave të fshatit.

5.Një vajzë që nuk shihte mirë nga sytë, asnjëherë nuk pranonte të mbante syza. Erdhi koha që ajo u martua edhe kur u kthye nga muaji i mjaltit, e ëma mori në telefon okulistin: -Doktor, ejani shpejt! Është shumë urgjente, nuk ka pranuar të mbajë syze dhe tash kthehet nga muaji i mjaltit me..-Qetësohuni zonjë- e ndërpren okulisti. -Ma sillni javën tjetër ta kotrolloj i qetë. Mos u bëni kaq alarmante, pasi ajo kur ka ndenjur 20 vjet pa syza, tani nuk besoj të jetë kaq keq...-Keq është doktor! Burri

                                                                          Politikanet

1.Nje dite Shoku Enver u merzit shume dhe ata humoristat e vet nuk po e benin me per te qeshur. I thoti njeri nga keshilltaret te therasin nje humorist nga Shkodra. "Mir, thire" thote Enveri. Vjen humoristi dhe futet te dhoma Enverit, po u habit nga tapeti me lule se qe shume i bukur. E shef Enveri dhe i thote:- Te pelqen tapeti ? Ashtu do e bejm edhe ne Shqiperine me lule....Ja pret Shkodrani duke qeshur:- Kam ardh un ketu qe te me besh ti per te qeshur apo une te te bej ty.

2.Nje dite te bukur u be nje miting ne qender te Tiranes. Doli Sali Berisha aty dhe filloj te thoshte:- O popull ! A e dini pse ju kam thirrë?- Jo : thote populli- Atehere pse vini kur nuk dini pse ju kam thirrë?- ja pret Saliu dhe iken."Ehh cna e futi" thote populli. Te nesermen po prap miting ne qender te Tiranes. Del Saliu dhe i ben te njejten pyejte:- O popull ! A e dini pse ju kam thirre ?Tani populli ishte pergatitur qe ti pergjigjeshin te gjithe po.-Po: thote populli- Po atehere cdoni qe vini kur e dini perse ju kam thirrur : dhe iken Sala.I merzitur populli dhe ben plan qe mitingun tjeter disa ti thoshin "Po" dhe disa ti thoshin "Jo". Vjen mitingu tjeter dhe del po prap Sala dhe i pyet:- O popull ! A e dini pse ju kam thirrur?Disa thone "Po"dhe disa thone "Jo".- E mir pra..ata qe dine le tua thojne atyre qe nuk e dine:- Ja pret Sala dhe iken.

3.Nje politikan i thote ne telefon nje mikut te vet . - Kam pershtypjen qe telefoni im pergjohet . - Te nesermen merr nje mesazh ngministri i brendeshem : Nuk eshte aspak e vertete

                                                                             Nastradini

1.Nastradini blen gomarNastradinit i ngordhi gomari. Pa gomar s'bëjmë dot, i tha gruaja, shko e blej në pazar një gomar, ja ku i ke gjashtë pjastra."Nastradini bleu në pazar një gomar dhe pa u kthyer mbrapa, e tërhoqi atë prej kapistre. Duke ecur kështu, i dolën dy vagabondë, të cilët pa u ndjerë, ia hoqën kapistrën gomarit. Njëri prej tyre e çoi gomarin në pazar dhe e shiti, për t'i ndarë pastaj paratë, kurse tjetri vuri kapistrën në kokë dhe kështu shkoi me Nastradinin në shtëpi.Sapo Nastradini u rrotullua dhe pa njeriun në vend të gomarit, ngriu menjëherë. ç'më shohin sytë kështu! Kush je ti ore?E pyeti Nastradini. Hileqari, pasi gërhiti dhe u mblodh, tha me keqardhje. E gjithë kjo erdhi nga injoranca.Njëherë unë bëra çamarrokllëqe dhe e mërzita shume nënën. Nëna më mallkoi. U bëfsh gomar, tha ajo. Dhe unë u bëra përnjëherësh gomar.Mua më çuan në pazar dhe më shitën, ju më bletë, kurse tani nga dora juaj e lehtë u bëra përsëri njeri.Njeriu e falenderoi Nastradinin dhe Nastradini e lëshoi atë, duke e këshilluar që tani e tutje të sillet mirë. Ditën tjetër Nastradini shkoi përsëri në pazar për të blerë një gomar, por shikon që agai tërheq po atë gomar të cilin ai e bleu dje. Atëherë Nastradini iu përkul te veshi gomarit dhe duke qeshur i tha.Ah ti qerrata! Duket që nuk më dëgjove mua dhe përsëri e ke zëmëruar nënën tënde.

2.Nastradini dhe djaliNjëherë Nastradini shkonte me të birin diku në fshat, djalin e hipi në gomar, kurse vetë ecte në këmbë. E panë njerëzit rrugës dhe thanë, C'djalë na qënka! Babanë e vetë plak ai e lë të ecë në këmbë, kurse vetë kapardiset kaluar mbi gomar! Atëherë djali i tha Nastradinit.Dëgjo baba, a nuk të thashë unë? S'ka gjë, po mos ngul këmbë, hajde hip në gomar." Nastradini hipi edhe vetë dhe bashkë me djalin, kaluar mbi gomar, vazhduan rrugën. Sapo kaluan disa hapa, kur përpara u del një turmë endacakësh. E vështruan ata mirë e mirë Nastradinin me të birin dhe bërtitën: "Shikoni njerëzit e pa shpirtë! Pse ore, mund të mbajë ky gomar i vogël dy njerëz në kurriz? Pa shikoni, shikoni mirë, ky duhet të jetë Nastradini! Nastradini u inatos, zbriti nga gomari, e zbriti edhe djalin dhe e ngau gomarin përpara. S'kaloi shumë, dhe përsëri përpara u dolën disa njerëz. Ja budallenjtë, - thanë ata, gomari vrapon bosh para tyre, kurse ata ecin më këmbë në piskun e vapës. Po ja, paska budallenj të tillë në dynja! Kur Nastradini dëgjoi këto fjalë, ai tha. Prap se prap, unë dyshoj që ndokush mund t'ushmanget thashethemeve!

3.Nastradini me punë në BursëNastradini u ndal për punë në Bursë dhe donte të blinte në pazar shallvare të leshta për pesëmbëdhjet akça. Ai e porositi që t'ia mbështillte shallvaret dhe kur u bë gati të paguante paratë dhe të ikte, mendoi se shallvaret që kishte veshur nuk ishin dhe kaq të vjetra, prandaj vendosi që më mirë të blinte një xhube të lehtë në vend të shallvareve. Dhe i tha shitësit.Unë doja të blija shallvare, por ndërrova mëndje. Në vend të tyre më jep një xhybe për pesë akça. Mirë, i tha tregëtari dhe i gjeti një xhybe të përshtatshme. Nastradini e mori dhe shkoi, por tregëtari filloi të bërtasë. Ej, ti! S'më ke dhënë paratë!Po unë ti lashë shallvaret.Po, por ti edhe për shallvaret nuk më pagove paratë," i vuri në dukje tregëtari. Nastradini i çuditur bërtiti:Si? Po po po! Këta bursakët qënkan të çudiçëm. Po nuk i mora shallvaret, çfarë të paguaj për to?

4.Ishte njehere nastradini dhe kaloi perpara -atit te mbretit. Aty ne ballkon pa vajzen e mbretit dhe e puthi nga larg me dore. Vajza e mbretit u inatos dhe shkoi te babai dhe i tha se cfare i kish ndodhur. Mbreti theret ushtrine dhe e ndjek nastradinin nga mbrapa. Nastradini e kuptoi dhe shkon me vrap ne pyll, ndez nje zjarr dhe hipen ne nje peme. Vjen mbreti dhe e pyet; c'ben atje o nastradin? Ja ziej fasule-i tha, po pse zihen aq larg fasulet? Po dhe une, pse ta putha vajzen aq larg? Mbreti ngeli pa goje nga pergjigja e nastradinit dhe iku.

5.Njehere hoxhe Nastradini u ngjit ne faltore, per te predikuar dhe tha: "Besimtare, a e dini se ca do t'u them?" Ata iu pergjigjen: "Jo, nuk e dime." Atehere hoxha tha: "Kur ju nuk e dini, atehere, c'mund t'u flas?" Me keto fjale, ai zbriti nga faltorja, dhe shkoi ne punen e vet. Heren tjeter ai hipi perseri ne faltore dhe u drejtoi te njejten pyetje, njerezit iu pergjigjen: "E dime." "Pra, perderisa ju e dini, dmth qe s'eshte nevoja qe une t'u flas?" Keshtu tha dhe perseri u largua. Besimtaret, te habitur, vendosen qe, kur hoxha te hipi prape ne faltore, t'i pergjigjen: "Disa nga ne e dine, kurse te tjeret nuk e dine." Pasi u ngjit per here te trete ne faltore, Nastradini, sipas zakonit, iu drejtua popullit me te njejten pyetje. Pergjigja ishte: "Disa nga ne e dine, kurse te tjeret nuk e dine." Nastradini duke mbajtur seriozitetin, tha me ze te larte: "E mrekulluesheme! Atehere, ata qe dine le tua tregojne atyre qe nuk e dine

6.Ishte njehere nastradini dhe kaloi perpara pallatit te mbretit. Aty ne ballkon pa vajzen e mbretit dhe e puthi nga larg me dore. Vajza e mbretit u inatos dhe shkoi te babai dhe i tha se cfare i kish ndodhur. Mbreti theret ushtrine dhe e ndjek nastradinin nga mbrapa. Nastradini e kuptoi dhe shkon me vrap ne pyll, ndez nje zjarr dhe hipen ne nje peme. Vjen mbreti dhe e pyet; c'ben atje o nastradin? Ja ziej fasule-i tha, po pse zihen aq larg fasulet? Po dhe une, pse ta putha vajzen aq larg? Mbreti ngeli pa goje nga pergjigja e nastradinit dhe iku.
 

...
















...
...















...
...









...
 
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free